Korporata Buçaj Sh.P.K shpall konkurs për pozitën Shitës Ambulant (5 pozita).
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon, në bazë të planit të caktuar nga menaxheri
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në teren
- Bën përgatitjet para daljes në teren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave
- I përmbahet planit ditor të vizitave (route) të cilin e merr nga mbikëqyrësi
- Kryen hapat e shitjes: prezantimin, kontrollin e stokut, prezantimin e shitjes, merchandising dhe raportimin
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhon materialin reklamues (raftet, woblerat, postera etj.) dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tyre
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin
Kualifikimet e kërkuara
- Shkollë e mesme e përfunduar; diploma universitare është përparësi
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
- Patentë shofer e kategorisë B
- Aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës
- Aftësi të menaxhimit të punës në presion
Ne ofrojmë
- Kontratë të punës të rregullt
- Pagë 950 euro bruto
- Sigurim shëndetësor nga korporata
- Orari i punës: e hënë – e premte (7:30–15:30)
- Trajnime profesionale
Në fushën e subjektit specifikoni pozitën për të cilën aplikoni: Shitës Ambulant. Konkursi është i hapur nga 17 nëntor deri më 30 nëntor 2026.