NJOFTIM PËR PUNËSIM
Synimi i pozicionit
Konsulente e showroom-it kujdeset për paraqitjen profesionale të produkteve, orientimin e klientëve, hartimin e ofertave dhe përfundimin e shitjeve. Në këtë rol, ajo siguron një përvojë cilësore për klientët dhe përfaqëson denjësisht markën Brunes.
Detyrat e pozicionit:
- Pret klientët në showroom dhe u ofron ndihmë, duke ruajtur profesionalizmin dhe qartësinë në komunikim.
- Shpjegon produktet, materialet e tyre, karakteristikat teknike dhe mundësitë e personalizimit.
- Vlerëson kërkesat e klientëve dhe propozon zgjidhje të përshtatshme për mobilim, arredim dhe kombinim produktesh.
- Shoqëron procesin e shitjes në çdo fazë, deri në përfundimin e tij.
- Harton oferta të sakta e të hollësishme, të përshtatura me kërkesat e klientëve.
- Përllogarit çmimet dhe zbritjet, si edhe përcakton mundësitë e konfigurimit dhe kohën e dorëzimit.
- Përcjell në kohën e duhur çdo ndryshim apo sqarim lidhur me ofertat.
- Hedh porositë në sistem dhe verifikon saktësinë e të gjitha të dhënave.
- Bashkërendon punën me departamentet e prokurimit, magazinës dhe logjistikës për disponueshmërinë e produkteve dhe dorëzimet.
- Mban klientët të informuar mbi ecurinë e porosive, afatet dhe ndryshimet e mundshme.
- Kujdeset për rregullin, paraqitjen dhe pastërtinë e showroom-it në përputhje me standardet e Brunes.
- Verifikon gjendjen e ekspozitorëve, etiketave dhe mostrave të produkteve.
- Kujdeset që showroom-i të jetë në çdo kohë gati për të pritur vizitorë.
- Dokumenton çdo ditë shitjet, vizitat dhe kontaktet e klientëve.
- Përgatit raporte mujore për performancën, sipas kërkesave të menaxhmentit.
- Sistemon në arkiv dokumentacionin e shitjeve në përputhje me procedurat e kompanisë.
Dokumentet e kërkuara