KONKURS PUNE
Qëllimi i Pozicionit
Roli i konsulentit të showroom-it ka për qëllim paraqitjen profesionale të produkteve, orientimin e klientëve, hartimin e ofertave dhe përmbylljen e shitjeve, duke garantuar një përvojë cilësore për klientin dhe një përfaqësim serioz të markës Brunes.
Përshkrimi i pozicionit:
- Pret klientët në showroom dhe u ofron ndihmë me qasje profesionale dhe komunikim të kuptueshëm.
- Shpjegon produktet, materialet, specifikat teknike dhe mundësitë e personalizimit.
- Identifikon kërkesat e klientit dhe sugjeron alternativat më të përshtatshme për mobilim, arredim dhe kombinime produktesh.
- Menaxhon procesin e shitjes në të gjitha hapat deri në përfundimin e tij.
- Harton oferta të plota dhe të sakta në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Përllogarit çmimet, uljet, mundësitë e konfigurimit dhe afatet e dorëzimit.
- Jep sqarime ose njofton për ndryshimet që lidhen me ofertat brenda kohës së duhur.
- Hedh porositë në sistem dhe verifikon që çdo e dhënë të jetë e saktë.
- Bashkëpunon me prokurimin, magazinën dhe logjistikën për çështje të disponueshmërisë dhe dorëzimit.
- Mban klientin të informuar për ecurinë e porosisë, afatet dhe çdo ndryshim të mundshëm.
- Kujdeset për rendin, pamjen dhe pastërtinë e showroom-it sipas standardeve të Brunes.
- Verifikon gjendjen e ekspozuesve, etiketave dhe mostrave.
- Siguron që showroom-i të jetë vazhdimisht i përgatitur për vizitorët.
- Mban shënime ditore për shitjet, vizitat dhe kontaktet e klientëve.
- Përgatit raporte mujore të performancës sipas kërkesave të menaxhmentit.
- Sistemon dhe arkivon dokumentacionin e shitjeve në përputhje me procedurat e kompanisë.