Përshkrimi
Që nga viti 2011, Boutique COCO sjell në Tiranë frymën e modës luksoze italiane, me marka si Alberta Ferretti, N°21, Ermanno Scervino, Blumarine dhe shumë të tjera.
Nëse moda është pasioni juaj dhe dëshironi t’i bashkoheni ekipit tonë të vogël, energjik, kjo mund të jetë mundësia e duhur.
Detyrat
Roli juaj kryesor
- Do t’i prisni dhe udhëzoni klientet me profesionalizëm e elegancë, duke krijuar marrëdhënie afatgjata me to.
- Do të kujdeseni për portofolin e klientëve ekzistues dhe do të angazhoheni në afrimin e klientëve të rinj; çdo kontakt i ri vlerësohet.
- Do të administroni stokun, do të sistemoni paraqitjen e veshjeve dhe do të mbani dyqanin vazhdimisht të organizuar.
- Do të garantoni pastërtinë dhe pamjen e dyqanit, si në brendësi ashtu edhe në hyrje; pastrimi i thellë kryhet nga stafi i pastrimit.
- Do të kryeni faturimin me saktësi dhe do të menaxhoni arkën së bashku me financieren dhe kolegen.
Kualifikimet
Kandidati që kërkojmë
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë në shitje; përvoja në modën luksoze përbën avantazh të madh.
- Të zotërojë komunikim shumë të mirë, si me klientët ashtu edhe me ekipin.
- Të ketë pasion të sinqertë për modën dhe estetikën, duke dalluar një look të mirë nga një look i shkëlqyer.
- Të paraqitet dhe të vishet në mënyrë të rregullt, në përputhje me standardet e COCO.
- Të ketë njohuri bazë kompjuterike; njohja e programit Alfa është një avantazh.
- Të kuptojë funksionimin e Instagram-it, përfshirë content-in dhe engagement-in.
- Të jetë e organizuar, me iniciativë dhe e gatshme të ndihmojë aty ku paraqitet nevoja.
Çfarë përfitohet
- Kontratë pune 1-vjeçare me mundësi rinovimi.