Përshkrimi
Botime Pegi synon të zgjerojë ekipin me një Graphic Designer me përvojë, i cili do të angazhohet në punën grafike për libra artistikë, tekste shkollore dhe materiale të tjera botuese.
Kualifikimet
- Zotërim shumë i mirë i Adobe InDesign, i shoqëruar me përvojë në faqosje librash.
- Zotërim i mirë i Adobe Photoshop dhe Illustrator.
- Aftësi për të realizuar vizatime dhe ilustrime.
- Njohuri për përgatitjen e materialeve të destinuara për shtyp.
- Kujdes për hollësitë, korrektësi në punë dhe aftësi organizimi.
- Aftësi bashkëpunimi në ekip dhe përmbushjeje të detyrave brenda afateve të caktuara.
- Kandidatët që kanë përvojë në faqosjen e librave, sidomos të teksteve shkollore, do të kenë përparësi.
Çfarë ofron kompania?
- Ambient pune profesional, ku nxitet bashkëpunimi.
- Mundësi për avancim në karrierë dhe zhvillim profesional.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portofol me punët e realizuara.