Përshkrimi
BOLV Group u krijua në vitin 1992 dhe renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri. Veprimtaria e BOLV Group përfshin ndërtimin, zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve, hotelerinë, prodhimin e produkteve inovative për industrinë e ndërtimit, si edhe ofrimin e shërbimeve të specializuara në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Kompania vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetës së komuniteteve në qytetet ku është e pranishme përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve sociale.
BOLV Group vë në dispozicion një ambient pune profesional e dinamik, mundësi të barabarta punësimi, një paketë kompensimi tërheqëse dhe hapësirë për zhvillimin e talentit tuaj.
Nëse kërkoni një vend pune që mbështet rritjen profesionale dhe ofron kushte pune me standarde të larta, BOLV Group paraqet një mundësi të përshtatshme për ju.
Si pjesë e zgjerimit të ekipit, kompania po kërkon disa Shitësa Karburanti për pikat e karburantit në Maminas, Shkozet, Mali i Robit.
Detyrat
- Shitësi mban përgjegjësi për realizimin e shitjeve të përditshme të karburantit.
- Gjatë turnit të tij, ai verifikon, dokumenton dhe ndjek regjistrimin e sasive të shitura në regjistrin financiar përkatës, si edhe dorëzon vlerat ose shumat financiare te përgjegjësi i pikës.
- Zbaton masat dhe përdor mjetet e përcaktuara, kur paraqitet nevoja, për mbrojtjen nga zjarri, si dhe respekton rregullat e sigurimit teknik për mbrojtjen e jetës dhe të mjedisit, duke mbajtur përgjegjësi për zbatimin e tyre.
- Ndalon në mënyrë të prerë hyrjen dhe qarkullimin e personave që mbajnë mjete ndezëse të flakës brenda territorit të pikës së karburantit.
- Nuk lejon kryerjen e punimeve si saldime apo prerje të ndryshme metalesh në territorin e pikës së karburantit ose pranë saj.
- Informon përgjegjësin e pikës së karburantit në rast mungesash të pajisjeve të qendrës së mbrojtjes kundër zjarrit.
- Kujdeset që në territorin e pikës së shitjes të mos ketë ndotje nga karburanti.
- Kryen kontroll të vazhdueshëm të depove me ujë (hidranteve), të cilat duhet të jenë gjithmonë në gatishmëri.
- Administron me saktësi dhe brenda afateve të duhura të gjithë dokumentacionin të hyrje-daljeve, të llogarive dhe të bilancit material të volumeve të karburantit, të kontrolluara nga instituti qendror teknik.
- Mbikëqyr qarkullimin e karburantit në depo dhe në pistoleta, duke mbajtur përgjegjësi për çdo diferencë në sasi dhe cilësi të karburanteve në pikën ku ushtron shitjen.
- Kujdeset për sistemimin dhe pastrimin e barërave të këqija rreth rezervuarëve të n/produkteve të naftës dhe në të gjithë territorin ku zhvillohet aktiviteti i shitjes me pakicë të karburantit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të jetë korrekt dhe i sjellshëm.
- Të ketë përvojë të mëparshme në profilin përkatës si shitës.
- Mosha e preferuar është nga 20 deri në 60 vjeç.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.