Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time
Përshkrimi
I krijuar në vitin 1992, BOLV Group renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqiperi. Veprimtaria e tij shtrihet në ndërtimin, zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtimin me shumicë e pakicë të karburanteve, hoteleri dhe prodhimin e produkteve inovative për industrinë e ndërtimit.
BOLV Group u ofron mundësi personave që kërkojnë zhvillim profesional dhe kushte pune me standarde të larta. Mjedisi i punës është profesional dhe dinamik, me një paketë tërheqëse kompensimi dhe hapësirë për zhvillimin e talentit.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, BOLV Group kërkon të plotësojë vendin e punës për Operatorit të vinçit kullë në Kantierin e Ndërtimit ne Kashar.
Personi në këtë rol duhet të përdorë vinçin kullë me siguri dhe efikasitet për ngritjen, transportimin dhe vendosjen e materialeve e pajisjeve në kantier, duke ndjekur udhëzimet teknike dhe rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përgjegjësitë
Ndjek procedurat për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe udhëzimet që jep përgjegjësi i sigurisë së kantierit.
Parandalon ngritjen e ngarkesave që tejkalojnë kapacitetin e lejuar dhe kalimin e tyre mbi persona.
Nuk e vë në punë vinçin kur ka defekte, kur mungojnë pajisjet e sigurisë ose kur qëndrueshmëria e ngarkesës është e paqartë.
Gjatë ndërprerjes së punës, siguron dhe e lë vinçin në gjendjen e parashikuar nga prodhuesi, duke ndjekur procedurat përkatëse, sidomos në mbyllje të turnit dhe në kushte erërash të forta.
Pengon përdorimin e vinçit nga kushdo që nuk ka autorizim.
Përdor vinçin kullë për të ngritur, zhvendosur dhe ulur materiale ndërtimi, pajisje dhe ngarkesa të tjera të autorizuara.
Para nisjes së punës, shqyrton gjendjen teknike dhe funksionimin e vinçit, përfshirë komandimin, frenimin, sinjalizimin dhe pajisjet mbrojtëse.
Sipas udhëzimeve të prodhuesit, kontrollon nëse kufizuesit e ngarkesës dhe të lëvizjes, si edhe sistemet e tjera mbrojtëse, funksionojnë siç duhet.
Respekton kapacitetin maksimal të ngritjes dhe kufizimet e ngarkesës të përcaktuara në tabelat teknike të vinçit, në varësi të rrezes së punës.
Koordinon veprimet me sinjalizuesin dhe punonjësit që kryejnë lidhjen e ngarkesave, duke ndjekur sinjalet e komunikimit të dakordësuara.
Kryen ngritjen, zhvendosjen dhe uljen e ngarkesave në mënyrë të kontrolluar, duke ruajtur sigurinë e punonjësve, objekteve dhe pajisjeve të kantierit.
Ndërpret menjëherë përdorimin e vinçit nëse sinjalet nuk janë të qarta, nëse ka persona në zonën e rrezikut ose nëse kushtet e punës janë të pasigurta.
Vëzhgon motin, me vëmendje të veçantë ndaj shpejtësisë së erës, dhe ndalon punën kur kapërcehen kufijtë e prodhuesit ose kur kushtet bëhen të rrezikshme.
Gjatë ngritjes së ngarkesave, komunikon pa ndërprerje me përgjegjësin e kantierit, drejtuesin e punimeve dhe sinjalizuesin.
Dokumenton kontrollet e përditshme, orët e punës, defektet e identifikuara dhe çdo shqetësim tjetër që prek funksionimin e vinçit.
Kualifikimet e kërkuara
Të zotërojë certifikatë të kualifikimit profesional si operator vinçi kulle, në Kategorinë I, Grupi A-1.
Të ketë dëshmi që vërteton trajnimin për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Të disponojë dokumentacionin që vërteton aftësinë shëndetësore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të ketë përvojë prej të paktën 5 vitesh në këtë pozicion.
Dokumentet e kërkuara
CV në format PDF.
Dokumente mbështetëse në format PDF.