BOLV Group u krijua në vitin 1992 dhe renditet ndër grupet më të rëndësishme e më të suksesshme të investimeve në Shqipëri. Veprimtaria e tij shtrihet në ndërtim, zhvillim dhe administrim të pasurive të paluajtshme, tregti me shumicë e pakicë të karburanteve, hoteleri dhe prodhim të produkteve inovative PlastBau për sektorin e ndërtimit.
Kompania ofron një mjedis pune profesional e dinamik, me mundësi për zhvillim në karrierë, standarde të larta pune, paketë kompensimi tërheqëse dhe hapësirë për të zhvilluar talentin.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, BOLV Group kërkon një Kostoiste në ndërtim.
Kostoistja do të hartojë, analizojë dhe ndjekë kostot e projekteve të ndërtimit, duke garantuar kontrollin buxhetor, saktësinë e preventivave dhe situacioneve, vlerësimin e ofertave nga furnitorët e nënkontraktorët si edhe raportimin periodik të kostove. Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me zyrën teknike, prokurimin, financën dhe menaxhimin e projekteve për të evidentuar devijimet, për të optimizuar shpenzimet dhe për të siguruar respektimin e buxhetit të projektit.
Llogaritja e kostove të projektit
Shqyrtimi i dokumentacionit teknik
Preventivimi dhe tenderimi
Mbikëqyrja e kostove gjatë zbatimit
Matjet dhe situacionet
Administrimi i ndryshimeve