"B.M" Group operon si kompani distribucioni me prani të konsoliduar në treg dhe furnizon produkte cilësore, të ardhura kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Rrjeti i distribucionit mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa veprimtaria është shtrirë edhe në rajon e më gjerë përmes partneriteteve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Në funksion të zhvillimit të mëtejshëm, kompania kërkon një profesionist të motivuar për rolin e mëposhtëm:
Drejtor Finance
Ky rol drejton dhe mbikëqyr tërësinë e veprimtarive financiare, kontabël dhe fiskale të kompanisë. Përgjegjësia përfshin administrimin efikas të burimeve financiare, mbajtjen nën kontroll të kostove, përmirësimin e flukseve monetare dhe garantimin e raportimit të saktë financiar.
Së bashku me Drejtorin e Pergjithshem dhe drejtuesit e departamenteve, kontribuon në përcaktimin e strategjisë financiare, përgatitjen e buxheteve dhe vendimmarrjen në mbështetje të rentabilitetit, likuiditetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë. Gjithashtu ndjek marzhet e fitimit, koston e mallrave, lëvizjet e stokut, kreditimin e klientëve, detyrimet ndaj furnitorëve dhe efikasitetin financiar të operacioneve.