KONKURS PUNE
BINNI SHPK ka hapur konkurs për pozitën Arkitekt/e – Showroom.
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, Km 8, Llapnasell
Përshkrimi i pozitës
BINNI SHPK po kërkon një arkitekt/e kreativ/e dhe komunikues/e, i/e angazhuar për të këshilluar klientët në showroom, për të prezantuar produktet në mënyrë profesionale dhe për të zhvilluar zgjidhje dizajni sipas nevojave të tyre.
Përgjegjësitë kryesore
- Pritja e klientëve në showroom dhe komunikimi profesional me ta.
- Shpjegimi i produkteve dhe ofrimi i këshillave profesionale.
- Krijimi i koncepteve dhe zgjidhjeve të dizajnit në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Përgatitja e vizualizimeve dhe e dokumentacionit teknik.
- Pranimi, shqyrtimi dhe zhvillimi i projekteve të jashtme.
- Hartimi i projekteve që kalojnë në procesin e prodhimit.
- Bashkërendimi i vazhdueshëm me ekipin e prodhimit dhe me departamentet e tjera për zbatimin e projekteve.
- Monitorimi i projekteve deri në finalizim dhe garantimi i cilësisë së zgjidhjeve të realizuara.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë në Arkitekturë ose në një fushë të afërt.
- Përvojë profesionale në arkitekturë, dizajn interieri ose dizajn mobiliesh.
- Përvoja në shitje dhe në këshillimin e klientëve konsiderohet përparësi.
- Përvojë në zhvillimin e projekteve dhe në përgatitjen e tyre për prodhim.
- Njohje e programeve profesionale si AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programe të ngjashme.
- Njohuri në Microsoft Office.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Kreativitet, përgjegjësi dhe aftësi për punë në grup.
- Aftësi për të organizuar dhe menaxhuar disa projekte në të njëjtën kohë.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Hapësirë pune moderne dhe profesionale.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
- Angazhim në projekte interesante dhe moderne.
- Mbështetje nga një ekip profesional dhe energjik.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Portofoli i projekteve, nëse është në dispozicion