Përshkrimi
Big Market, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Shqipëri, po zgjerohet dhe synon të përforcojë ekipin me punonjëse salle në marketin që ndodhet në Kavajë.
Detyrat
- Sistemon produktet në raftet përkatëse sipas ndarjes së përcaktuar.
- Sigurohet që secili artikull i ekspozuar të ketë çmimin përkatës të vendosur.
- Ndihmon në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të klientëve.
- Evidenton kërkesat e papërmbushura të klientëve dhe i përcjell ato te menaxheri ose përgjegjësi.
- Kujdeset për pastërtinë e marketit dhe të rafteve.
- Merr masa për mirëmbajtjen dhe sistemimin e produkteve në përputhje me parimet e HACCP.
Kualifikimet
- Kërkohet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Duhet të jetë e gatshme për fleksibilitet në turnet e punës.
- Të ketë aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim.
- Duhet të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.