Përshkrimi
Big Market Garden shpk po kërkon të angazhojë një Sistemuese Salle.
Detyrat kryesore
- Vendosja dhe radhitja e artikujve në rafte.
- Mbikëqyrja e rregullt e produkteve që mungojnë dhe furnizimi përsëri i rafteve.
- Verifikimi i çmimeve, etiketave dhe datave të skadencës.
- Sigurimi që hapësira e shitjes të jetë e pastër dhe e sistemuar.
- Ndihma për klientët sa herë që nevojitet.
- Koordinimi me ekipin për zhvillimin normal të punës në market.
Kualifikimet
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi gjatë punës.
- Të ketë aftësi të mira për organizim.
- Të jetë e gatshme për punë ekipore dhe me turne.
- Përvoja e mëparshme në market konsiderohet përparësi.