Beta Group sh.p.k ka hapur konkurs për plotësimin e 2 vendeve të punës:
- Agjent/e i/e Shitjes- Regjioni Prizren, Gjakovë, Pejë, Istog
Në SEKTORI USHQIMOR
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Të prezantojë, promovojë dhe shesë produktet te klientët aktualë dhe të rinj, duke zbatuar praktikat më të mira dhe prirjet e promovimit.
- Të zgjerojë distribuimin, duke garantuar disponueshmërinë dhe ruajtjen e të gjitha njësive të stokut (SKUs).
- Të realizojë dhe bashkërendojë aktivitetet e dakorduara të marketingut, përfshirë pozicionet dytësore dhe komunikimin e ofertave speciale.
- Të ndjekë aktivitetet që lidhen me produktet.
Kualifikimet e nevojshme:
- Përparësi kanë kandidatët me arsim të lartë dhe njohuri të gjuhëve të huaja.
- Të ketë përvojë pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi negocimi dhe të njohë rregullat e mirësjelljes në biznes.
- Të komunikojë qartë dhe të tregojë besueshmëri në marrëdhëniet me blerësit.
- Të jetë në gjendje të punojë në një mjedis me ritëm të lartë pune.
- Të ketë aftësi të spikatura organizimi dhe kujdes për hollësitë.
- Të punojë në mënyrë të pavarur dhe të ndërmarrë iniciativa.
- Të përdorë mirë kompjuterin dhe pakon Office.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara