Përshkrimi
Po kërkojmë një Magazinier të përpiktë dhe të angazhuar, që do t’i bashkohet ekipit tonë për administrimin dhe rregullimin e magazinës së mobiljeve.
Detyrat
Cilat do të jenë angazhimet tuaja?
- Pranoni mobiljet që hyjnë në magazinë dhe verifikoni gjendjen e tyre.
- Renditni dhe organizoni produktet.
- Bëni gati porositë për klientë.
- Kryeni ngarkim-shkarkimin e mallrave.
- Mbikëqyrni sasinë dhe gjendjen e produkteve.
- Siguroni që magazina të mbetet e pastër dhe e rregullt.
- Bashkëpunoni me ekipet e transportit dhe instalimit.
Kualifikimet
Çfarë profili kërkojmë?
- Përvoja në magazinë, logjistikë ose në sektorin e mobiljeve përbën përparësi.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe korrektësi.
- Aftësi për të kryer punë fizike.
- Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Gatishmëri për angazhim dhe për të mësuar.
Çfarë ofrojmë?
- Pagesë konkurruese, e përcaktuar sipas eksperiencës.
- Mjedis pozitiv pune me ekip profesional.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe stabilitet në punë.
- Trajnim dhe orientim në fillimin e angazhimit.