Përshkrimi
Kompania jonë po kërkon një Ekonomist/e Senior me motivim të lartë dhe përvojë të mëparshme, për t’iu bashkuar një ekipi profesional dhe dinamik.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryen regjistrimin e veprimeve dhe harton raportet mujore dhe vjetore që lidhen me inventarin, parapagimet dhe asetet.
- Mbikëqyr procesin e shitjeve, përgatit librin e shitjes dhe ndjek procedurat e lidhura me to, përfshirë autongarkesat.
- Përgatit importet për fiskalizim dhe i regjistron ato në programin financiar, si edhe regjistron faturat që lidhen me kostot e inventarit dhe me asetet.
- Jep mbështetje në përgatitjen e raporteve financiare për pasqyrat e fundvitit, si edhe për periudhat 3, 6 dhe 9 mujore.
- Përmbush detyrat e tjera që i ngarkohen në përputhje me këtë pozitë pune.
Kualifikimet
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë arsim të lartë në Financë ose Ekonomi, si edhe diplomë Master në Ekonomi.
- Të zotërojë së paku 3 vite përvojë në role të ngjashme.
- Të ketë aftësi të avancuara analitike dhe njohuri në përdorimin e programeve financiare si Excel, ERP etj.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të tregojë gatishmëri për punë dhe për përmbushjen e detyrave në kohë, me korrektësi dhe përgjegjshmëri.