Përshkrimi
Besniku shpk po kërkon të shtojë në ekip një Ekonomist/e Junior me vendndodhje në Vorë.
Me kohë të plotë.
Detyrat
- Hartimi, lëshimi dhe pasqyrimi në sistem i faturave të shitjes.
- Futja dhe përditësimi i informacionit në sistemin e faturimit.
- Verifikimi i korrektësisë së faturave dhe i dokumentacionit shoqërues.
- Evidentimi dhe administrimi i dokumenteve të lidhura me shitjet dhe blerjet.
- Mbajtja e regjistrave dhe sistemimi i dokumentacionit në arkivë.
- Koordinimi i punës me sektorët e financës, magazinës dhe shitjeve.
- Përpilimi i raporteve të thjeshta sipas kërkesave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë, me përparësi në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose drejtime të afërta.
- Përvojë e mëparshme prej 1 vite në faturim, financë ose administratë.
- Zotërim i mirë i paketës Microsoft Office, në veçanti i Excel.
- Aftësi të mira në organizim dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Përpikëri dhe ndjenjë përgjegjësie në hedhjen dhe përpunimin e të dhënave.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe aftësi për të punuar në ekip.
Ne ofrojmë
- Një mjedis pune të qëndrueshëm dhe profesional.
- Kushte të favorshme pune.
- Mbështetje dhe trajnim gjatë periudhës së përshtatjes në rol.
- Hapësira për zhvillim profesional dhe bashkëpunim afatgjatë.