Pozita: Patrullë Intervenuese (Prishtinë)
Numri i vendeve të lira: 15
Kandidati i zgjedhur për rolin Patrullë Intervenuese do të angazhohet në patrullim, vëzhgim dhe reagim ndaj situatave të ndryshme, duke vepruar sipas procedurave dhe standardeve të sigurisë të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi i patrullimeve periodike dhe kontrollimi i objekteve, hapësirave dhe lokacioneve të caktuara nga kompania.
- Mbikëqyrja e situatës së sigurisë dhe evidentimi në kohë i parregullsive, rreziqeve ose rasteve të pazakonshme.
- Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale në incidente dhe gjendje emergjente, në përputhje me procedurat e përcaktuara.
- Njoftimi i menjëhershëm i personave përgjegjës për çdo incident, parregullsi ose situatë që mund të paraqesë rrezik.
- Zbatimi dhe respektimi i rregullave, procedurave dhe protokolleve të sigurisë të vendosura nga kompania.
- Bashkërendimi me ekipin dhe strukturat përkatëse për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar.
- Marrja e përgjegjësisë për pajisjet dhe mjetet e punës që caktohen nga kompania.
Kriteret për punësim:
- Patentë shoferi – kategoria B (e detyrueshme).
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Aftësi për të vepruar me qetësi, përgjegjësi dhe profesionalizëm në situata stresuese dhe nën presion.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe marrëdhënie të mira ndërpersonale.
- Aftësi për punë në grup dhe bashkëpunim të mirë me kolegët.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në vendin e punës.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe për kryerjen e detyrave sipas orarit.