Përmbledhje
BEN-ALB Electronics po kërkon të angazhojë një Social Media Specialist.
Kërkohet një vajzë energjike, e komunikueshme dhe krijuese për t’iu bashkuar ekipit digjital. Roli ndërthur komunikimin e përditshëm me klientët me krijimin e videove dinamike.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i komunitetit: përgjigjja menjëherë ndaj mesazheve direkte (DMs) dhe komunikimeve në TikTok.
- Paraqitja në video: shfaqja herë pas here në video të shkurtra, përfshirë Reels dhe TikTok, për të prezantuar produkte/shërbime, trendet aktuale ose sesione pyetje-përgjigje.
- Administrimi i faqeve: publikimi i vazhdueshëm i materialeve dhe monitorimi i performancës së faqeve.
Kërkesat:
- Të jetë e hapur në komunikim dhe e gatshme të paraqitet në video.
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe.
- Përvoja paraprake në menaxhimin e faqeve vlerësohet, por nuk është e detyrueshme.
- Korrektësi dhe përmbushje e orarit të punës.
Çfarë ofrohet:
- Punësim me kohë të plotë (Full-time), On Site.
- Orari i punës është 08:00 - 16:00, nga e hëna deri të shtunën.
- Vendndodhja e punës: Ali Dem, Tiranë.
- Platformat kryesore të përdorura janë Meta (Instagram & Facebook) dhe TikTok.