BDO Kosova L.L.C. kërkon Recepsioniste.
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Mirëpritja, informimi dhe orientimi i palëve
- Pranon thirrjet telefonike dhe përgjigjet në email-et informuese
- Pranon dhe përcjell porositë dhe dërgesat
- Kryen detyra administrative si regjistrimi, shtypja, kopjimi, skanimi etj.
- Kujdeset për furnizimin e zyrës me materiale
- Kryen punë të tjera të ngjashme që lidhen me natyrën e pozitës
Kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme
- Njohje e mirë e gjuhës angleze
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe kuptim i nevojave të stafit
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
- Njohuri në përdorimin e pajisjeve të zyrës dhe programeve të MS Office
- Energjike, e aftë të punojë nën stres, me vetëiniciativë dhe fleksibile
- Preferohet përvoja në punë të ngjashme, individuale dhe/ose ekipore