Përshkrimi
Distributori zyrtar i Franck Espresso po kërkon një Menaxher Terreni HORECA për zgjerimin e bazës së klientëve dhe rritjen e shitjeve në segmentin Bar & Kafe.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Gjetja dhe identifikimi i klientëve të rinj në fushën HORECA.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve Franck Espresso.
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët aktualë.
- Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve tregtare.
- Mbikëqyrja e rezultateve të shitjeve dhe e objektivave të vendosura.
- Vëzhgimi i tregut për të zbuluar mundësi të reja zhvillimi.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Të paktën 3 vite eksperience pune ne sektorin HORECA, me përparësi për përvojë në shitje dhe menaxhim të klientëve.
- Shkathtësi të mira në komunikim, negociim dhe shitje.
- Qasje e orientuar drejt rezultateve dhe aftësi për punë në terren.
- Patentë drejtimi konsiderohet përparësi.
Ofrohet:
- Pagë e lartë.
- Bonuse bazuar në performancë.