KONKURS PUNE
Përgjegjëse Sektori – Sektori i Pajisjeve Shtëpiake
Lokacioni: BAU Market – Veternik, Prishtinë
BAU Market po kërkon një kandidate energjike, të komunikueshme dhe të fokusuar te klienti për rolin e Përgjegjëses në sektorin e Pajisjeve Shtëpiake.
Detyrat kryesore:
- Pret klientët dhe i udhëzon në zgjedhjen e pajisjeve shtëpiake.
- Paraqet produktet dhe jep sqarime të sakta për veçoritë, funksionet dhe përparësitë e tyre.
- Ofron shërbim profesional dhe cilësor përgjatë gjithë procesit të shitjes.
- Kujdeset që produktet të jenë të vendosura, të ekspozuara dhe të etiketuara në mënyrë të rregullt.
- Përcjell gjendjen e stokut dhe sinjalizon kur nevojitet furnizim.
- Punon ngushtë me ekipin për realizimin e objektivave të shitjes.
- Respekton standardet dhe procedurat e kompanisë gjatë ofrimit të shërbimit për klientët.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvoja e mëhershme në shitje ose në shërbim ndaj klientit është avantazh.
- Njohuritë për pajisjet shtëpiake konsiderohen përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe në marrëdhënie ndërpersonale.
- Duhet të ketë aftësi për punë ekipore dhe për funksionim në një mjedis dinamik.
- Vlerësohen përgjegjësia, korrektësia dhe orientimi drejt rezultateve.
- Nevojitet gatishmëri për të mësuar dhe për të zgjeruar njohuritë profesionale.
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune profesional dhe motivues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
- Trajnime si dhe mbështetje të vazhdueshme në aspektin profesional.