Bashkia e Tiranës shpall konkurs për pozitën Zjarrfikës (niveli bazë) – 4 pozicione
A je gati të bëhesh pjesë e një shërbimi ku çdo ditë ke mundësinë të shpëtosh jetë? Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), hap konkurs për 4 pozicione Zjarrfikës në nivelin bazë.
Si Zjarrfikës do të jesh pjesë e një strukture të specializuar me gatishmëri të përhershme, e trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë, pronës dhe mjedisit. Do të veprosh me shpejtësi e vendosmëri në situata emergjente, do të zbatosh rregullat dhe orarin e veprimeve, dhe do të kujdesesh për paisjet dhe ambientet e stacionit.
Është një rol që kërkon guxim, disiplinë dhe përkushtim, ku çdo ndërhyrje pasqyron një figurë qytetare dhe humane në shërbim të komunitetit.
Aktivitetet:
- Inspektimi dhe parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri
- Ndërhyrja për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente dhe fatkeqësi
- Njohja dhe zbatimi i orarit të veprimeve dhe i pozicionit në shërbim sipas detyrave funksionale
- Gatishmëri e lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin
- Njohja dhe zbatimi i rregullave të brendshme në stacion
- Ruajtja dhe mirëmbajtja e mjediseve, teknikës dhe paisjeve të stacionit
- Komunikim i sjellshëm me qytetarët që kërkojnë ndihmë dhe me kolegët
Kërkesat e përgjithshme për pranim (niveli bazë):
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar
- Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo institucione të tjera të administratës publike
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë
- Të jetë i/e moshës nën 30 vjeç
- Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra trajnimi zjarrfikës
- Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së
- Gjinia mashkullore: gjatësi jo më pak se 175 cm; gjinia femërore: jo më pak se 165 cm
- Të jetë me peshë trupore që t'i përgjigjet raportit të gjatësisë
- Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit "C"
- Për personelin drejtues automjetesh: leje drejtimi grupi "D" dhe leje drejtimi të veçantë shërbimi. Kanë prioritet kandidatët me profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
Dokumentacioni i kërkuar:
Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së, fotokopje e kartës së identitetit, çertifikatë familjare, CV, numër kontakti (e-mail) dhe adresa e plotë e vendbanimit, fotokopje e deftesës/diplomës, raport mjeko-ligjor, vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti)/formular vetëdeklarimi, fotokopje e librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka), çertifikata/trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes nga zjarri (nëse ka), fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit tipit "C", dokument që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, 2 fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Konkurimi zhvillohet në faza: testim me shkrim (kalues 70% të pikëve), testim i aftësive fizike (kalues mbi 60%), intervistë me gojë, testim psikologjik dhe verifikim përfundimtar. Rezultati i përgjithshëm përcaktohet 50% testimi me shkrim dhe 50% intervista me gojë. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë ankimimi brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve.