BASHKIA SELENICE shpall vend të lirë pune për pozitën Specialist.
Përshkrimi i punës
- Monitoron zbatimin e planeve të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave.
- Evidenton dëmtimet, prerjet e paligjshme, pushtimet dhe shfrytëzimin e paautorizuar të fondit pyjor.
- Bashkëpunon për parandalimin dhe përballimin e zjarreve në pyje.
- Ndjek procedurat për dhënien dhe administrimin e lejeve të shfrytëzimit të fondit pyjor, sipas kompetencave ligjore.
- Përgatit relacionet teknike dhe dokumentacionin për projektet që lidhen me pyjet dhe kullotat.
- Bashkëpunon me Agjencinë Shtetërore të Pyjeve dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
- Përgatit informacionet dhe raportimet periodike për eprorët.
Kërkesat
- Niveli arsimor: Master profesional (3+1.5 vjet)
- Përvoja: Minimalisht 1 vit
- Orari: Me kohë të plotë