Rreth rolit
Barleti Day Hospital synon ta zgjerojë stafin me një Call Center Agent, i/e cili/a do të merret me komunikimin me pacientë nga jashtë, administrimin e kërkesave të tyre dhe drejtimin e tyre te shërbimet e duhura të institucionit.
Detyrat kryesore
- Komunikon me pacientët nëpërmjet telefonit dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
- U jep pacientëve informacion për shërbimet, konsultat dhe procedurat që ofrohen.
- Organizon dhe bashkërendon terminet me mjekët dhe njësitë përkatëse.
- Administron telefonatat hyrëse e dalëse në mënyrë profesionale.
- Regjistron dhe përditëson me saktësi të dhënat dhe kërkesat e pacientëve.
- Përcjell kërkesat e pacientëve dhe i drejton te shërbimi përgjegjës.
- Bashkëpunon me personelin mjekësor dhe administrativ për të siguruar koordinim efikas.
- Mbron konfidencialitetin dhe respekton standardet profesionale gjatë komunikimit me pacientët.
Kërkesat
- Kërkohen së paku 3 vite eksperiencë në Call Center.
- Nevojitet background/formim në fushën mjekësore.
- Aftësi të shkëlqyera për komunikim, organizim dhe administrim të kohës.
- Aftësi për t’u komunikuar pacientëve me korrektësi dhe profesionalizëm.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për punë ekipore dhe për trajtimin e disa kërkesave në të njëjtën kohë.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe fokus ndaj pacientit.