Përshkrimi
Bar Kafe AROMA ofron punësim për pozicionin Kamarier/e per Turnin Paradite.
Detyrat kryesore
- Kandidati/ja duhet të jetë mbi 18 vjeç.
- Të ofrojë shërbim për klientelën e barit.
- Të mirëpresë klientin dhe t’i lërë kohën e nevojshme për të parë menunë e për të bërë porosinë.
- Të kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës.
- Të veprojë sipas kodit të etikës dhe rregullave të sjelljes.
Kualifikimet e kërkuara
- Të komunikojë mirë me klientët, vizitorët, menaxherin dhe pjesëtarët e stafit.
- Të jetë në gjendje të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të zotërojë aftësi për organizimin dhe balancimin e punës.
- Të ketë zotësi shumë të mira në komunikim.
- Të paraqitet mirë.