Përshkrimi
Bar Kafe AROMA është në kërkim të një Kamarier/e për turnin e pasdites.
Detyrat
- Kërkohet përvojë e mëparshme në bar.
- Kandidati/ja duhet të jetë mbi 18 vjeç.
- Përgjegjësia kryesore përfshin shërbimin ndaj klientëve të barit.
- Duhet ta presë klientin me mirësjellje, t’i japë kohë të njihet me menunë dhe më pas të marrë porosinë.
- Është e nevojshme të kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës.
- Duhet të respektojë etikën profesionale dhe rregullat e sjelljes.
Kualifikimet
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi me klientë, vizitorë, menaxherin dhe pjesën tjetër të stafit.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Kërkohet aftësi për të organizuar dhe ekuilibruar ngarkesën e punës.
- Duhet të ketë komunikim shumë të mirë.
- Kërkohet paraqitje e mirë.