Përshkrimi
Bar Anamar Kids Zone ka hapur një vend pune për pozitën Kujdestare për fëmijë.
Detyrat
- Të kujdeset për fëmijët dhe t’i mbajë nën vëzhgim gjatë qëndrimit të tyre.
- Të sigurojë që lojërat dhe aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të sigurt.
- T’i përfshijë fëmijët në veprimtari zbavitëse dhe të përshtatshme për moshën e tyre.
- Të kujdeset që hapësira të mbetet e pastër dhe e sistemuar.
- Të komunikojë me prindërit sa herë që paraqitet nevoja.
Kualifikimet
- Kandidatja duhet të jetë e sjellshme, e durueshme dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi me fëmijët.
- Përvoja e mëhershme në një rol të ngjashëm vlerësohet si përparësi.