Administrator i Sistemeve (m/f)
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Kërkohet diplomë universitare; Bachelor në IT ose fushë të ngjashme konsiderohet i preferuar.
- Nevojiten së paku dy (3) vite përvojë pune, ndërsa eksperienca në sektorin bankar është përparësi.
- Janë të dëshirueshme çertifikimet në Microsoft dhe vendor të tjerë.
- Vlerësohen njohuritë bazike për Linux Sisteme.
- Kërkohen aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe për vendosjen e prioriteteve.
- Kandidati duhet të ketë nivel të mirë të gjuhës angleze.
Detyrat e pozitës:
- Kërkohen njohuri dhe përvojë me Cloud Shërbimet (SAAS).
- Të monitorohen Qendrat e të dhënave (Data qendrat), duke dhënë kontribut profesional për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Data qendër.
- Të përgatiten raportime dhe strategji për mirëmbajtjen e infrastrukturës, përfshirë server, storage dhe elemente të tjera.
- Të hartohen dhe zbatohen plane strategjike afatshkurtra e afatgjata, për sigurimin e kapaciteteve infrastrukturore të nevojshme për kërkesat dhe nevojat e kompanisë.
- Kërkohen njohuri për shërbime si: Microsoft Azure, Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, Virtualizim dhe Patch Management.
- Të ndiqen teknologjitë e reja dhe të ofrohen zgjidhje e rekomandime për teknologjitë moderne që lidhen me sistemet.
- Të kryhen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Çfarë ofrohet:
- Ambient pune që nxit komunikim të hapur dhe transparent.
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient bankar dinamik.
- Sigurim shëndetësor i mbuluar për punonjësin.
- Orar i reduktuar të premteve.