Njoftim për praktikë
Pozita e ofruar është Praktikant/e për Segmentin Mikro dhe Agro në Degën Pejë.
Hapja e konkursit është bërë më 14.08.2026, ndërsa afati i fundit është 30.08.2026.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ndihmojë në identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Mikro dhe Agro.
- Të mbështesë aktivitetet për promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’u japë klientëve informacione lidhur me përdorimin e kanaleve alternative të e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie të mira me klientët.
- Të familjarizohet plotësisht me rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të kontribuojë në përgatitjen e analizës financiare të klientëve.
- Të ndihmojë në hartimin e pasqyrave financiare të klientëve.
- Të asistojë në përgatitjen e lëndëve për komitet.
- Të mbështesë procesin e skenimit dhe arkivimit të të gjitha raporteve dhe dokumenteve të nevojshme.
- Të ndihmojë në trajtimin e porosive dhe kërkesave të palëve të treta.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas udhëzimeve të Menaxherit të degës.
Kualifikimet:
- Të jetë në fazën përfundimtare të studimeve ose të ketë përfunduar studimet në Ekonomi, Administrim Biznesi,
- Menaxhment, Agrobiznes ose fusha të tjera të ngjashme.
- Të posedojë njohuri për përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim.
- Është përparësi njohja e gjuhës angleze.
- Të jetë fleksibil dhe i hapur për të mësuar gjëra të reja.