THIRRJE PËR PRAKTIKË
Roli i shpallur: Praktikant/e
Njësia ku zhvillohet puna: Njësia e Qendrës së Thirrjeve
Vendndodhja e punës: Zyra Qëndrore - Prishtinë
Shpallja hapet më: 28.10.2026
Shpallja mbyllet më: 03.11.2026
Detyrat kryesore:
- T’u përgjigjet klientëve që i drejtohen bankës nëpërmjet telefonit, postës elektronike, Whatsapp ose faqes së internetit.
- T’i ndihmojë klientët në përdorimin e shërbimeve elektronike, përfshirë regjistrimin, realizimin e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve dhe çështje të tjera të ngjashme.
- Të mbledhë, ruajë dhe trajtojë të gjitha kërkesat e klientëve të ardhura nga ATM, faqja e internetit, posta elektronike dhe SMS.
- Të komunikojë me klientët për t’i siguruar se kërkesat e tyre janë në trajtim.
- Të rivendosë funksionalitetin e kartave bankare dhe të bankimit elektronik.
- Të realizojë telefonata shitjeje për një grup të caktuar konsumatorësh.
- Të kryejë bllokimin e përkohshëm të kartave në përputhje me procedurat e brendshme.
- T’u ofrojë klientëve zgjidhje të shpejta dhe të përshtatura për nevojat e tyre.
- Të zbatojë standardet për kujdesin ndaj klientit.
Kriteret e kualifikimit:
- Të jetë duke përfunduar studimet ose të ketë diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik apo fusha të tjera përkatëse.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e kompjuterit në punë.
- Të komunikojë mirë në takime të drejtpërdrejta, në telefon dhe me postë elektronike.
- Të jetë në gjendje të komunikojë në gjuhën angleze; njohja e gjuhës turke përbën përparësi.
- Të shfaqë energji pozitive dhe shoqërueshmëri, duke u përqendruar në plotësimin e kërkesave të klientëve dhe përmbushjen e pritshmërive të bankës.
- Të tregojë fleksibilitet dhe gatishmëri për të përvetësuar njohuri të reja.