Njoftim për praktikë
Pozita e praktikës është për Praktikant/e, Mikpritës.
Vendi i angazhimit përfshin Degën Therandë dhe Degën Gjilan.
Data e hapjes është 07.08.2026.
Data e mbylljes është 13.08.2026.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të jetë pika kryesore e kontaktit të drejtpërdrejtë për klientët.
- T’u ofrojë klientëve shërbime digjitale.
- Të ndihmojë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’i njoftojë klientët për mënyrën e përdorimit të kanaleve alternative të e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie të mira me klientët.
- Të njihet në tërësi me rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të asistojë në skanimin dhe arkivimin e raporteve dhe dokumenteve të nevojshme.
- Të japë mbështetje lidhur me porositë dhe kërkesat e palëve të treta.
Kualifikimet
- Të jetë në përfundim të studimeve ose i/e diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik ose në fusha të tjera relevante.
- Të ketë njohuri për punë me kompjuter.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi komunikuese në gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil/e dhe me gatishmëri për të mësuar gjëra të reja.