NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozita e ofruar është Praktikant/e, Mikpritës. Vendet e punës janë në Degën Prizren, Degën Gjakovë dhe Degën Viti. Praktika hapet më 16.09.2026 dhe mbyllet më 22.09.2026.
Detyrat kryesore:
- Të jetë kontakti i drejtpërdrejtë për klientët.
- T’u mundësojë klientëve përdorimin e shërbimeve dixhitale.
- Të ndihmojë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’i udhëzojë klientët për përdorimin e kanaleve alternative të e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë raporte të mira me klientët.
- Të familjarizohet në mënyrë të plotë me rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të kontribuojë në skenimin dhe arkivimin e raporteve/dokumenteve të nevojshme.
- Të asistojë me porositë dhe kërkesat e palëve të treta.
Kualifikimet:
- Të jetë në fazën përfundimtare të studimeve ose i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi,
- Menaxhment, Juridik apo fusha të tjera relevante.
- Të zotërojë njohuri për punë me kompjuter.
- Të ketë shkathtësi të mira komunikuese.
- Të komunikojë në gjuhën angleze; njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm të mësojë gjëra të reja.