Balkan Trans Albania është në kërkim të një Menaxheri Transporti me eksperiencë dhe motivim për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.
Pozicioni do të fokusohet në menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve të transportit ndërkombëtar:
- Menaxhimi i transporteve rrugore LTL & FTL nga Europa drejt Shqipërisë dhe anasjelltas
- Koordinimi i transporteve detare LCL
- Komunikimi dhe koordinimi me agjentë, transportues dhe partnerë ndërkombëtarë
- Planifikimi dhe monitorimi i dërgesave nga rezervimi deri në dorëzimin final
- Negocimi i tarifave dhe kushteve të transportit
- Përgatitja e ofertave për klientët
- Komunikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët
- Monitorimi i kostove, kohës së transitit dhe performancës së operacioneve
Kërkesat për pozicionin:
- Eksperiencë të mëparshme në transport, freight forwarding ose logjistikë
- Njohuri të mira të transporteve rrugore ndërkombëtare LTL & FTL
- Eksperienca me transportet detare LCL përbën avantazh
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe negociuese
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; italishtja ose gjuhë të tjera përbëjnë avantazh