Përshkrimi
Balkacrest po kërkon të rekrutojë një Menaxhere Eventesh (Sales Representative).
Detyrat
- Të planifikojë, organizojë dhe bashkërendojë eventet prej fazës fillestare deri në mbyllje.
- Të komunikojë me klientë, furnitorë dhe partnerë për zbatimin e secilit event.
- Të administrojë buxhetin, afatet dhe aspektet logjistike të eventeve.
- Të koordinojë stafin dhe të monitorojë aktivitetet gjatë eventit.
- Të hartojë koncepte dhe propozime kreative në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Të menaxhojë dhe zgjidhë situatat e papritura gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të eventeve.
Kualifikimet
- Përvojë paraprake në organizimin e eventeve, marketing, hospitality ose fusha të përafërta.
- Shkathtësi të shkëlqyera në organizim, komunikim dhe negocim.
- Kreativitet, saktësi dhe kujdes i lartë për detajet.
- Aftësi për të trajtuar disa detyra paralelisht dhe për të punuar nën presion.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.