Përshkrimi
Balkacrest po kërkon të shtojë në ekip një Banakier/e.
Detyrat
- Menaxhon produktet e barit dhe mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e tyre.
- Duhet të ketë njohuri të mira për menunë dhe përbërjen e pijeve.
- Përkujdeset për larjen dhe pastërtinë e gotave dhe enëve në zonën e banakut.
- Kërkohet përkushtim dhe durim gjatë gjithë orarit të punës.
- Duhet të jetë energjik/e dhe i/e gatshëm/me për t'u shërbyer klientëve në çdo moment.
Kualifikimet
- Kërkohet të paktën 1 vit përvojë pune.
- Duhet të jetë i/e aftë të përballojë ngarkesë të lartë në punë.
- Kërkohet zbatim i etikës profesionale në vendin e punës.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët.
- Kërkohet gatishmëri për t'iu përshtatur punës me turne.
- Duhet të dallojë për integritet, përgjegjësi dhe korrektësi.