Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time
Rreth kompanisë dhe rolit
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, renditet ndër kompanitë kryesore që investojnë në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Rruga jonë e suksesit përfshin realizimin e disa nga projektet më të mëdha në Shqipëri dhe ka ndryshuar konceptin e zhvillimit luksoz në vend dhe rajon. Portofoli përmban projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe tregtare, përfshirë Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Nëpërmjet këtyre projekteve, Balfin Development ka ngritur standardet e tregut dhe ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e stilit të jetesës së komunitetit.
Grupi BALFIN është ndër grupet udhëheqëse të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke kombinuar standardet ndërkombëtare me ekspertizën vendase. I krijuar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi operon në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN është një grup i diversifikuar, me veprimtari në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, dhe ka rreth 5000 punonjës. Sipas të dhënave të vitit 2023, asetet e përgjithshme të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrijnë në 2.2 miliardë euro.
Roli: Shef Kontabiliteti
Lokacioni: Tiranë
Përmbledhje e rolit: Shefi i Kontabilitetit administron të gjitha veprimtaritë kontabël të kompanisë, duke garantuar korrektësi financiare, pajtueshmëri rregullatore dhe raportim efikas. Pozicioni përfshin drejtimin e transaksioneve financiare, bashkëpunimin me auditorët dhe angazhimin e drejtpërdrejtë në strategjinë e kontabilitetit.
Detyrat kryesore
Mban të sakta e të përditësuara evidencat e çdo transaksioni financiar, si edhe dokumentacionin dhe korrespondencën fiskale.
Verifikon regjistrimet kontabël, llogaritë e pagueshme dhe të arkëtueshme, listëpagesën dhe taksat, me qëllim garantimin e saktësisë dhe plotësisë së librit të madh.
Bashkëpunon me ekipin e financës për mbylljen në kohë të proceseve kontabël dhe fiskale, sipas afateve të përcaktuara.
Siguron hartimin korrekt dhe në afat të deklaratave tatimore, përfshirë Tatim Fitimi, TVSH, etj., si dhe ruan dokumentet e nevojshme për të mbështetur situatën fiskale para auditorëve.
Informon periodikisht drejtuesin e departamentit për ecurinë tatimore, duke përfshirë librat tatimorë, TVSH, tatimin në burim, tatimin mbi të ardhurat e korporates, etj.
Përgatit pasqyrat financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikat kontabël të grupit.
Harton paketat e raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore, në formatin dhe periodicitetin e kërkuar.
Ndërton komunikim efektiv me përfaqësuesit tatimorë dhe mban përgjegjësi për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
Bashkërendon punën me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë gjatë proceseve periodike të auditimit.
Ndjek vazhdimisht ndryshimet në legjislacionin tatimor që ndikojnë veprimtarinë e biznesit dhe njofton ekipin financiar dhe drejtuesit e kompanisë për këto zhvillime.
Harton dhe zbaton procese efikase për dokumentacionin tatimor, për të garantuar përputhshmëri dhe transparencë.
Krijon dhe vë në praktikë politika e procedura kontabël që rrisin saktësinë, cilësinë dhe respektimin e afateve.
Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve fiskale.
Shqyrton transaksionet e kompanisë lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon për pasojat e tyre tatimore.
Mbikëqyr dhe orienton ekipin e kontabilitetit për çështje tatimore dhe përputhshmëri fiskale.
Mbështet menaxherin e financës në nismat për digjitalizimin e proceseve financiare, përfshirë ERP, Bi, etj.
Ndihmon menaxherin e financës në përgatitjen dhe përditësimin e projeksioneve financiare, si edhe në hartimin e buxheteve, duke ofruar ekspertizë fiskale gjatë procesit.
Trajnon në mënyrë të rregullt stafin e kontabilitetit mbi taksat dhe kërkesat për pajtueshmëri me legjislacionin tatimor në fuqi.
Kërkesat dhe kualifikimet
Arsimi: Kërkohet Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, si edhe CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme.
Kualifikime shtesë:
Të paktën 7 vite eksperiencë në kontabilitet, ku preferohen minimumi 3 vite në funksion drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme apo investimeve.
Njohje e zgjeruar e IFRS, legjislacionit tatimor dhe praktikave të kontabilitetit për investime në pasuri të paluajtshme.
Aftësi të forta analitike dhe kapacitet për interpretimin dhe paraqitjen e qartë të të dhënave financiare komplekse.
Njohuri të avancuara të softëare kontabël, si p.sh. Financa 5, dhe zotërim shumë i mirë i Excel.
Komunikim dhe lidership në nivel të shkëlqyer.
Njohja e gjuhës angleze.
Vëmendje e lartë ndaj hollësive, organizim i mirë dhe angazhim për saktësi.
Mendim strategjik, me aftësi për të evidentuar dhe trajtuar rreziqet dhe mundësitë financiare.
Qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve, e fokusuar te rezultatet.
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të administruar prioritete konkurruese.