Përshkrimi
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, renditet ndër kompanitë kryesore që investojnë në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Rrugëtimi ynë i suksesshëm përfshin realizimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe transformimin e konceptit të zhvillimit luksoz në vend dhe rajon. Portofoli përmban projekte rezidenciale, turistike, industriale dhe tregtare me prestigj, përfshirë Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Përmes këtyre zhvillimeve, Balfin Development ka vendosur standarde në treg dhe ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e jetesës së komunitetit.
Grupi BALFIN është një prej grupeve udhëheqëse të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke bashkuar standardet ndërkombëtare me ekspertizën vendase. I krijuar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, Grupi operon sot në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN është një grup i diversifikuar në fushat e pasurive të paluajtshme, tregtisë me shumicë dhe pakicë, sistemit bankar, menaxhimit të aseteve, turizmit, arsimit dhe logjistikës, me rreth 5000 të punësuar. Sipas të dhënave të vitit 2023, vlera totale e Aseteve të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrin në 2.2 miliardë euro.
Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhje e rolit: Pozita ofron ekspertizë dhe asistencë për mbikëqyrjen e avancimit të projektit, si edhe për zbatimin e proceseve të nisura nga Menaxheri i Projektit. Në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit, përgjigjet për koordinimin e veprimtarive, burimeve dhe palëve të angazhuara, duke respektuar me rigorozitet kërkesat për cilësi, buxhet dhe siguri në punë.
Detyrat kryesore
- Zbaton dhe ndjek proceset e projektit për të përmbushur objektivat strategjike, duke iu përmbajtur kërkesave buxhetore, afateve dhe standardeve të cilësisë.
- Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar nevojat, qëllimet dhe materialet e projektit, si edhe për të raportuar ecurinë e proceseve.
- Ndjek arritjen e objektivave, fazat e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, progresin në terren dhe hartimin e dokumentacionit ligjor për mbylljen e punimeve; mban korrespondencë dhe regjistron me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur.
- Harton raporte periodike në format të standardizuar mbi progresin e projekteve dhe kryen vizita në terren sipas frekuencës dhe kalendarit të miratuar.
- Përgatit projekt-shkresa zyrtare për palët zhvilluese, palët pronare etj.
- Ndihmon në përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për proceset e projektit.
- Mbështet përgatitjen e faturave/penaliteteve për palët.
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim.
- Bashkërendon punën me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira për ndjekjen teknike të projekteve; sipas rastit, kjo detyrë mund të realizohet edhe përmes ekspertëve të jashtëm kur e kërkon nevoja ose ekspertiza.
- Siguron që cilësia e punimeve t’u përmbahet standardeve përkatëse, kushteve dhe specifikimeve teknike të aprovuara, duke mbikëqyrur e kontrolluar rregullisht progresin sipas standardeve të kompanisë dhe kushteve teknike të zbatimit, si edhe duke kryer audite periodike.
- Identifikon çështjet problematike në kantier dhe i propozon ndryshime Menaxherit të Projektit.
- Ndihmon në hartimin e grafikëve të punimeve dhe ndjek realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
- Mbikëqyr projektin që nga marrja në dorëzim deri te dorëzimi i certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimi i kontratave të shitjes.
- Ndjek komunikimin me zhvilluesit për raportimin e ecurisë së punimeve dhe njoftimet kontraktuale deri në përfundimin e ndërtimit.
- Përgatit dhe administron buxhetin e projektit kur kërkohet.
- Ndjek realizimin e projektit në përputhje me Planin e Biznesit dhe e përditëson atë.
- Mbikëqyr dhe dokumenton problematikat me klientët për çdo pengesë të procesit deri në mbylljen e tij.
- GarantON dokumentimin e të gjitha etapave të projektit dhe harton plane afatshkurtra në varësi të progresit të tij.
- Bashkëvepron me palët e përfshira për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet.
- Analizon vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e proceseve, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostove, me synim rritjen e cilësisë së projektit dhe kënaqësisë së klientit.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga supervizori.
Kualifikimet
Edukimi: Kërkohet diplomë universitare në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Menaxhim.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit.
- Të ketë të paktën 4 vite përvojë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi.
- Të njohë proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionin ndërtimor dhe materialet e ndërtimit.
- Të zotërojë aftësi të forta komunikimi me gojë dhe me shkrim për bashkëpunim efektiv me ekipin, palët e interesuara dhe klientët.
- Të ketë aftësi shumë të mira për monitorim, dokumentim dhe hartim raportesh në mënyrë efikase e të kuptueshme.
- Të ketë nivel të lartë në komunikimin dhe shkrimin në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD; njohuritë bazë të programeve të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA përbëjnë avantazh.
- Të njohë metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit, si edhe të ketë kuptim bazë të fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa detyra dhe prioritete paralelisht, duke siguruar përmbushjen e afateve dhe shpërndarjen efikase të burimeve.
- Të punojë me efektivitet në mjedis ekipor dhe të bashkëpunojë me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për realizimin e objektivave të projektit.
- Të tregojë gatishmëri për t’iu përshtatur ndryshimeve në kërkesat dhe rrethanat e projektit, duke ofruar ndihmë dhe kontribut për përmbushjen e objektivave.
Dokumentet e kërkuara