Përshkrimi
Balfin Construction (ish Mane TCI), anëtare e Grupit BALFIN, vepron si një prej kompanive kryesuese për ndërtim dhe investime në projekte zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon. E krijuar në vitin 2001, kompania fokusohet në ndërtime civile e industriale, duke përfshirë Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, objekte industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Që prej themelimit në vitin 1993, grupi ka shtrirë aktivitetin në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimtaria e tij përfshin sektorë të ndryshëm, si bankat, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, tregtia me shumicë dhe pakicë, administrimi i aseteve, turizmi, logjistika, arsimi dhe argëtimi.
Me rreth 5,500 profesionistë, BALFIN Group zgjeron vazhdimisht veprimtarinë e tij, duke u mbështetur te etika e biznesit, qëndrueshmëria financiare, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për një ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni: Inxhinier Kostoist
Departamenti: Teknik, Njësia Kostos
Vendndodhja: Zyrat Qëndrore, Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ndjek rregullisht kostot e objekteve, përgatit preventivat, përcakton dhe analizon çmimet e zërave përkatës, si edhe vlerëson shpenzimet për punime shtesë.
Detyrat
- Harton situacionet mujore, librezat e masave dhe analizat e çmimeve, përfshirë verifikimin e situacioneve të nënkontraktorëve. Përgatit situacionet për punët e kryera nga kompania dhe analizon çmimet sipas realizimeve mujore.
- Kryen çdo muaj rakordime me Departamentin e Financës për inventarët, stokun në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
- Përpilon preventivat dhe analizat e çmimeve për punimet e realizuara nga kompania.
- Verifikon preventivat dhe çmimet e projekteve të hartuara nga studiot e projektimit.
- Monitoron dhe kontrollon në mënyrë periodike kostot e projekteve gjatë ndërtimit, në koordinim me Drejtuesin e Projektit dhe Inxhinierin Civil.
- I raporton kostot e projektit Drejtuesit të Projektit, Drejtorit të Departamentit Teknik dhe Departamentit të Financës.
- Përgatit preventivat për paketat tenderuese.
- Rishqyrton analizat teknike dhe manualet e çmimeve, duke i përshtatur me çmimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
- Mban nën vëzhgim ndryshimet ligjore dhe publikimet zyrtare që lidhen me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
- Mbikëqyr çmimet e tregut të paraqitura nga kontraktorët dhe nënkontraktorët, pastaj ia raporton rezultatet Drejtuesit të Projektit për të ndihmuar negociimin dhe përcaktimin e çmimeve në preventiv.
- Jep mbështetje në hartimin e buxheteve mujore, raporteve të progresit dhe Cash Flow të punimeve.
- Përgatit preventivat dhe situacionet për punime shtesë, rimbursime dhe rakordime përfundimtare me klientët.
Kualifikimet
Edukimi: Kërkohet diplomë universitare në Inxhinier Ndërtimi.
Kërkesat e pozicionit:
- Të ketë minimumi 3 vite përvojë si Inxhinier Kostoist/ Preventivues në projekte të ndërtimit civil dhe industrial.
- Të disponojë të paktën 3 vite përvojë në përgatitjen, analizën dhe kontrollin e kostove të ndërtimit në kompani ndërtimi.
- Të jetë në gjendje të përshtatet me teknologji, metoda dhe kërkesa të reja të sektorit të ndërtimit.
- Të njohë çmimet dhe kostot e ndërtimit, përfshirë çmimet minimale fiskale të vlefshme për kategori të ndryshme objektesh.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, si edhe kapacitet për punë efektive në ekip.
- Të zotërojë programet kompjuterike që kërkon pozicioni, veçanërisht AutoCAD dhe programet bazë të Microsoft Office.
- Të ketë aftësi për analizimin e situatave, propozimin e zgjidhjeve praktike dhe marrjen e vendimeve të përshtatshme.
Shënime
Çfarë Ofrojmë:
- Ofrohet një paketë përfitimesh tërheqëse, me pagë konkurruese dhe të drejtë, të përcaktuar sipas meritës dhe vlerësimit të performancës.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
- Ditë pushimi shtesë.
- Shpërblime dhe vlerësime të lidhura me performancën.