Teknik i Mirëmbajtjes së Pajisjeve
Lokacioni: Prishtinë
Pozita ka për detyrë mirëmbajtjen, kontrollin dhe riparimin e pajisjeve të punës te klientët e kompanisë, duke përfshirë Burger King, Popeyes, Firehouse dhe klientë të tjerë, varësisht nevojave.
Detyrat kryesore
- Bën servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës në lokacionet e klientëve dhe restoranteve.
- Përkujdeset për përdorimin e rregullt dhe mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të punës.
- Përgatit raportime ditore për punët e përfunduara, defektet e vërejtura, ndërhyrjet e kryera dhe veprimet e nevojshme në vazhdim.
- Mban pastërtinë, rendin dhe paraqitjen profesionale gjatë angazhimeve në terren.
- Zbaton procedurat e sigurisë në punë dhe standardet e kompanisë në çdo ndërhyrje.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me pozitën, sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
Kriteret për kandidatët
- Përvoja në mirëmbajtje, riparim ose servis të pajisjeve teknike konsiderohet përparësi.
- Njohuritë bazike për përdorimin e veglave, materialeve dhe teknikave të riparimit të pajisjeve janë të dëshirueshme.
- Përparësi paraqet njohja e sistemeve mekanike, elektrike, elektronike, hidraulike ose të ftohjes.
- Kërkohet gatishmëri për të mësuar, për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të punuar në terren.
- Arsimi profesional ose teknik në fusha relevante vlerësohet si avantazh.
- Nevojitet patentë shoferi e kategorisë “B”.
- Kërkohet fleksibilitet në orar dhe gatishmëri për intervenime sipas nevojës.
- Vlerësohen përgjegjësia, korrektësia, vëmendja ndaj detajeve dhe qasja profesionale ndaj punës.
Çfarë ofrohet
- Kushte të favorshme pune.
- Mundësi për zhvillim dhe përparim në aspektin profesional.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë angazhimit në punë.