Përshkrimi i punës
G.M Sh.P.K, kompani me emër të konsoliduar në sektorin e ndërtimit, synon të zgjerojë ekipin e saj profesional me një Jurist/e me eksperiencë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja, shqyrtimi dhe ndjekja e kontratave të sipërmarrjes, nënkontratave, kontratave të furnizimit dhe marrëveshjeve të tjera tregtare që lidhen me ndërtimin.
- Ndjekja e legjislacionit për ndërtimin, urbanistikën dhe prokurimet publike/private, me qëllim garantimin e përputhjes së projekteve me kërkesat ligjore.
- Këshillimi ligjor i stafit drejtues për çështje të marrëdhënieve të punës, pronësisë dhe licencave.
Kualifikimet e nevojshme:
- Kërkohet diplomë universitare në Drejtësi (Master Shkencor); zotërimi i Licencës së Avokatisë vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen të paktën 3 vjet përvojë pune të dëshmuar si jurist në sektorin e ndërtimit ose në të drejtën tregtare/pronësisë.
- Nevojiten njohuri shumë të mira të Kodit Civil, Ligjit për Ndërtimin dhe procedurave administrative.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe bashkëpunim në ekip.
- Njohja e gjuhës së huaj Anglisht është e detyrueshme, ndërsa njohja e gjuhës Italisht konsiderohet përparësi.
Oferta jonë:
- Shpërblim financiar mjaft konkurrues dhe sfidues, i përcaktuar sipas përvojës.
- Mjedis profesional pune që ndërthur dinamizmin me mbështetjen për punonjësit.
- Hapësirë për zhvillim profesional dhe ndërtimin e një karriere afatgjatë.
Dokumentet e kërkuara