Përshkrimi
Menaxheri i Cilësisë mban përgjegjësinë për krijimin, administrimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e AZ Group. Ky rol garanton që proceset, procedurat dhe standardet e cilësisë të zbatohen në përputhje me kërkesat ligjore, certifikimet e kompanisë, standardet ndërkombëtare dhe synimet strategjike të kompanisë. Pozita ushtron autoritet të pavarur për vendimet që lidhen me cilësinë dhe i raporton drejtpërdrejt Bordit Drejtues.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Zhvillon, administron dhe përditëson Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (QMS) në të gjitha njësitë e grupit.
- Përgatit, unifikon dhe mbikëqyr procedurat standarde të punës (SOP), udhëzimet, formularët dhe dokumentacionin e cilësisë.
- Mbikëqyr dokumentacionin, versionet e tij, miratimet dhe rishikimet që kryhen periodikisht.
- Siguron zbatimin praktik të procedurave dhe organizon trajnimin e stafit përkatës mbi standardet e cilësisë.
- Udhëheq procesin e moskonformiteteve dhe të veprimeve korrigjuese e parandaluese (CAPA), duke analizuar shkakun rrënjësor dhe duke ndjekur zbatimin e masave deri në përfundim.
- Organizon dhe koordinon auditimet e brendshme, auditimet e jashtme, ato certifikuese dhe auditimet e klientëve.
- Administron dhe rinovon certifikimet e kompanisë, duke siguruar pajtueshmërinë me standardet dhe kërkesat rregullatore.
- Vendos standardet e cilësisë për lëndët e para, furnitorët dhe kontrollet gjatë procesit të prodhimit.
- Garanton gjurmueshmërinë e loteve dhe të regjistrimeve të prodhimit sipas kërkesave të klientëve dhe certifikimeve.
- Forcon kapacitetet e stafit dhe nxit kulturën e cilësisë në të gjithë organizatën.
- Përcakton, ndjek dhe raporton treguesit kryesorë të performancës së cilësisë (KPI) si edhe rreziqet që lidhen me cilësinë te Bordi Drejtues.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në teknologji ushqimore, kimi/biokimi, biologji, inxhinieri kimike/industriale ose fusha të afërta, ose në menaxhim biznesi, me kusht që kandidati të ketë background të verifikueshëm në trajnimet për QMS dhe përvojë praktike në këtë fushë.
- Të paktën 5–7 vjet përvojë në një rol të menaxhimit të cilësisë në industri dhe në një ambient prodhimi.
- Përvojë e dëshmuar në hartimin dhe zbatimin e procedurave (SOP) si dhe në drejtimin e një QMS.
- Njohuri praktike të HACCP, ISO 9001 & ISO 22000.
- Përvojë në përgatitjen dhe kalimin me sukses të auditimeve të jashtme dhe certifikuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze për komunikim me klientë, auditorë dhe për dokumentacionin e BE-së.
- Gatishmëri për të punuar në vendndodhjen në Lezhë.
Pse ky rol
- Pozitë drejtuese për të udhëhequr dhe konsoliduar funksionin e cilësisë në një kompani që është në zgjerim drejt tregut evropian me produkte unike në industri specifike.
- Roli ofron autoritet dhe pavarësi, pasi vendimmarrja për çështjet e cilësisë bëhet në mënyrë autonome në përputhje me procedurat, me raportim të drejtpërdrejtë te Bordi Drejtues.
- Mundësi për t'u bërë pjesë e një grupi kompanish unik në WB6, në rritje, me fokus në eksport dhe që vepron në një sektor me mbështetje të fortë rregullatore.
Vendndodhja: Lezhë, me mundësi të kufizuar fleksibiliteti në zyrat e kompanisë në Tiranë