Mirëmbajtës pastrues i objektit
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në të gjitha hapësirat e objektit
- Pastrimi i rregullt i zyrave, servisit dhe hapësirave të përbashkëta
- Kryerja e punëve të lehta mirëmbajtëse sipas nevojave ditore
- Njohuri bazë mbi teknikat dhe mjetet e pastrimit
- Përkushtim, rregullsi dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës gjatë punës
Kompania jonë ofron:
- Kontratë pune të rregullt
- Pagë konkurruese, e paguar përmes llogarisë bankare
- Shujtë ushqimore të mbuluar nga kompania
- Kushte të sigurta dhe të përshtatshme pune
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi për avancim në karrierë
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të vazhdueshëm
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
- E shtunë: 09:00 – 14:00