Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë3 ditë më parëFull Time
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall konkurs për pozitën Zyrtar i pranimit të mallit
Pozita e Zyrtarittëpranimittëmallit pranë AutoritetitRregullativtëKomunikimeveElektronikedhePostare të vendos në qendër të procesit që lidh furnizuesit, depon dhe financat e institucionit. Do të bësh pranimin e faturave dhe mallrave, duke verifikuar që çmimet dhe specifikimet të përputhen me kontratat dhe fletëporositë.
Puna jote përfshin regjistrimin e faturave në sistemin e Free Balancit, barkodimin dhe evidentimin e mallrave, si dhe kontrollin e gjendjes fizike të tyre. Do të përgatitësh raporte për gjendjen e mallrave në depo dhe do të kujdesesh për sistemin e regjistrimit e të shifrimit të inventarit në përputhje me programin E-Pasuria.
Angazhimi në këtë pozitë shoqërohet me mundësi për ngritje profesionale përmes programeve të avancuara të trajnimit, në një institucion publik ku saktësia dhe përgjegjshmëria kanë peshë të veçantë.
Detyrimet
Bën pranimin e faturave dhe mallrave të dërguara nga Operatorët Ekonomikë, duke krahasuar çmimet e tyre me çmimet e ofertuara/kontraktuara
Regjistron të gjitha faturat e pranuara në librin e faturave, në sistemin e Free Balancit sipas klasifikimeve ekonomike
Mban evidencë të plotë mbi të gjitha mallrat e pranuara, bën barkodimin e tyre, si dhe kontrollon gjendjen fizike të tyre, numrin serik, sasinë, peshën, gjatësinë duke i krahasuar me specifikimet sipas fletëporosisë apo dokumentet e kontratës
Përgatit raport për gjendjen e mallrave në depo sipas kërkesës së Drejtorit
Përkujdeset për sistemin e regjistrimit dhe shifrimin e gjithë inventarit, shpërndarjen e mallrave në bazë të kërkesave, sigurimin që shënimet e lëvizjes së mallrave dhe dorëzimit të tyre janë proceduar në përputhje me programin E-Pasuria
Ruan të dhënat mbi mallrat e Autoritetit dhe mban shënime elektronike, kurse zyrtarit të pasurisë ia përcjell një kopje të faturës, bashkë me kopjen e fletë pranimit të mallit dhe gjendjen e saj
Përgatit raporte lidhur mbi mallrat për blerje dhe raporton mbi shpërndarjen e mallrave të blera
Angazhohet në mënyrë të vazhdueshme për ngritje të aftësive profesionale përmes pjesëmarrjes në programe trajnime të avancuara në temat që ndërlidhen me mandatin e përgjithshëm të departamentit dhe detyrat kryesore nga përshkrimi i vendit të punës
Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe sipas nevojës me kërkesën e udhëheqësit të divizionit/Drejtorit të Departamentit dhe/apo Kryetarit të Bordit
Të dhënat e pozitës
Emri i grupit: Grupi i ekonomisë
Arsyeja për rekrutim kontraktual: Për plotësimin e një pozite në rast të mungesës së përkohshme
Koeficienti/Paga: I14-6.2
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: 1 vjet
Data e njoftimit: 16/10/2026
Afati për aplikim: 17/10/2026 - 26/10/2026
Institucioni: Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Departamenti: Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Divizioni: Divizioni për Buxhet dhe Financa
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00020584
Kodi: RPC0014123
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik
Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fusha Ekonomike – Drejtimi i paspecifikuar
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme)
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë
Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë së punësimit jashtë institucioneve publike duhet t’i mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike). Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar
Procedura e vlerësimit
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: Intervista – maksimumi 100 pikë
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak: Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 10/11/2026, në portalin e rekrutimit elektronik
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët: Përmes email-it dhe portalit për rekrutim elektronik
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare: Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike
Të dhëna shtesë
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinal apo të njësuara me origjinalin
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen
Konkursi shpallet në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 37 (2, 3, 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 03/2024 për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, Neni 8

Punët e Kompanisë Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (1)