Përshkrimi
Kompania Autopasion Sh.a po kërkon të angazhojë një IT Specialist për zyrat qendrore të saj në Tiranë.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe mirëmban rrjetin informatik të kompanisë, pajisjet elektronike, sigurinë e email-it dhe të internetit, sistemin e serverëve, sistemin e back-up-it, racks, ups, routers, switches, monitor, pajisjet periferike, si edhe rrjetin e brendshëm.
- Realizon konfigurimin e përdoruesve, shpërndarjen e kredencialeve dhe elemente të tjera që lidhen me sigurinë.
- Kryen konfigurimin dhe instalimin e versioneve më të fundit përmes update / upgrade.
- Ndërton dhe administron databaza që lidhen me të drejtat e përdoruesve dhe kredencialet.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin përkatës.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të ketë mendim kreativ dhe fleksibilitet në punë.