Përshkrimi
Automotive Sikkens Albania ka një vend të lirë pune për pozicionin Ekonomiste.
Përgjegjësitë
Detyrat kryesore të pozicionit:
- Të regjistrojë faturat e blerjeve dhe të shitjeve dhe të verifikojë saktësinë e tyre.
- Të monitorojë arkëtimet dhe pagesat, si edhe detyrimet që kompania ka ndaj furnitorëve.
- Të kryejë rakordimet e llogarive për klientët, furnitorët, arkën dhe bankën.
- Të verifikojë dokumentacionin e magazinës dhe të marrë pjesë në proceset e inventarizimit.
- Të hartojë raporte financiare periodike për drejtuesit e kompanisë.
- Të koordinohet me kontabilistin e jashtëm lidhur me deklarimet dhe mbylljet periodike.
Kualifikimet e nevojshme
Kriteret që duhet të plotësohen:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Të zotërojë aftësinë për të kryer mbylljen e bilancit.
- Të dijë të punojë me programin Financa 5.
- Të ketë përvojë pune në një rol të ngjashëm, me përparësi përvojën në kompani tregtare.
- Të njohë legjislacionin tatimor dhe mënyrën e funksionimit të fiskalizimit.
- Të punojë me saktësi, të ruajë konfidencialitetin dhe të përmbushë afatet e përcaktuara.
- Të komunikojë mirë dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me ekipin.