Përshkrimi i punës
Auto Frego ofron punësim në pozicionin MEKANIK XHENERIK / ELEKTROAUTO.
- Kompania kërkon një mekanik xhenerik për automjete, i cili ka përvojë pune në këtë fushë.
- Kërkohet përvojë e mëparshme në punën si mekanik.
- Kandidati duhet të zotërojë njohuri për diagnostikimin e problemeve dhe riparimin e automjeteve.
- Njohja e sistemeve elektrike dhe elektronike të automjeteve elektrike përbën përparësi për kandidatët.
- Në punë kërkohen korrektësi, përgjegjshmëri dhe përkushtim.