Përshkrimi
Aurum Plast po kërkon 2 Mjeshtra Alumini dhe PVC për prodhimin dhe instalimin e vetratave, dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC.
Detyrat
- Përpunimi, prerja dhe montimi i profileve prej alumini dhe PVC-je.
- Ndërtimi dhe instalimi i vetratave, dyerve dhe dritareve.
- Matja e dimensioneve dhe kryerja e punëve sipas specifikimeve teknike.
- Vendosja e xhamave dhe e aksesorëve përkatës.
- Verifikimi i cilësisë dhe i përfundimit të punimeve.
- Përdorimi i duhur dhe mirëmbajtja e mjeteve të punës.
Kualifikimet
- Përvojë profesionale si mjeshtër për alumin dhe PVC.
- Përvojë në prodhimin dhe montimin e vetratave.
- Aftësi për matje, prerje dhe montim.
- Kujdes ndaj detajeve dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Aftësi për punë individuale dhe bashkëpunim në ekip.
- Qasje serioze dhe korrekte ndaj punës.
Ofrohet
- Pagë e kënaqshme, e përcaktuar sipas përvojës.
- Orari i punës është 08:00-16:30, nga e hëna deri të shtunën.