Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të pajisjeve, makinerive dhe sistemeve teknike të fabrikës së asemblimit të produkteve elektronike. Qëllimi kryesor i pozicionit është të garantojë funksionimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje të pajisjeve dhe infrastrukturës teknike, duke minimizuar defektet, ndalesat e paplanifikuara dhe rreziqet që mund të ndikojnë në procesin e prodhimit dhe cilësinë e produkteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Kryen kontrolle të rregullta parandaluese dhe periodike të pajisjeve, makinerive dhe sistemeve teknike të fabrikës, me qëllim garantimin e funksionimit të tyre normal dhe të sigurt.
Kontrollon gjendjen dhe funksionimin e kompresorëve të ajrit, duke verifikuar presionin, rrjedhjet në tubacione, zhurmat dhe vibrimet jonormale, si dhe gjendjen e filtrave dhe treguesve të pajisjeve.
Monitoron sistemet HVAC dhe të kondicionimit, duke kontrolluar temperaturat e ambientit, funksionimin e pajisjeve të ngrohjes dhe ftohjes, zhurmat jonormale dhe rrjedhjet e ujit ose kondensatit.
Kontrollon sistemet e ajrimit dhe ventilimit, duke verifikuar funksionimin e ventilatorëve, gjendjen e grilave, pastërtinë e filtrave dhe hyrje-daljet e ajrit për të identifikuar bllokime ose pengesa të mundshme.
Kryen kontrolle rutinë të sistemeve UPS dhe baterive, duke monitoruar alarmet në ekran, treguesit e gjendjes së baterive, temperaturat, ventilatorët dhe kushtet e nevojshme të ventilimit.
Kontrollon vizualisht pajisjet dhe instalimet teknike për të identifikuar dëmtime, mbinxehje, rrjedhje, konsumim të pjesëve ose shenja të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin normal të tyre.
Identifikon dhe raporton në kohë defektet teknike, alarmet dhe devijimet nga parametrat normalë të punës, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara.
Kryen ndërhyrje bazë mirëmbajtjeje dhe riparime parandaluese ose korrigjuese, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve, procedurat e brendshme dhe rregullat e sigurisë.
Zbaton planin e mirëmbajtjes ditore, javore dhe mujore për pajisjet në përgjegjësi, duke siguruar kryerjen e kontrolleve sipas frekuencave të përcaktuara.
Plotëson listat e kontrollit dhe dokumentacionin teknik, duke regjistruar rezultatet e kontrolleve, defektet e konstatuara, ndërhyrjet e kryera dhe problematikat që kërkojnë ndjekje të mëtejshme.
Bashkëpunon me departamentin e prodhimit për të identifikuar dhe zgjidhur problematikat teknike që mund të shkaktojnë ndërprerje të procesit të prodhimin.
Ndjek gjendjen e pajisjeve pas ndërhyrjeve të mirëmbajtjes dhe verifikon, brenda kompetencave të tij, rikthimin e tyre në funksionim normal.
Informon Eprorin për defektet kritike, nevojën për pjesë këmbimi, shërbime të specializuara ose ndërhyrje që tejkalojnë kompetencat e tij.

Kujdeset për pastërtinë, rregullin dhe mirëmbajtjen e ambienteve teknike, duke siguruar që pajisjet, filtrat dhe zonat e ventilimit të jenë në gjendje të përshtatshme pune.
Zbaton procedurat e shëndetit dhe sigurisë në punë, përdor pajisjet mbrojtëse personale dhe zbaton procedurat e izolimit të energjisë përpara ndërhyrjeve, kur kërkohet. Si edhe zbatimin e çdo procedure te miratuar ne kompani.
Bashkëpunon me personelin teknik dhe departamentet përkatëse për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të mirëmbajtjes, reduktimin e defekteve dhe rritjen e besueshmërisë së pajisjeve.
Kryen në kohe trainimet periodike dhe certifikimet që i kërkon pozicioni i punës.
Vëzhgon proceset e procedurat ekzistuese të punës dhe bën rekomandime të vazhdueshme për përmirësimin e tyre.
Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të klienteve dhe të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Arsim i mesëm profesional ose kualifikim në Elektrikë, Elektronikë, Mekanikë apo Mekatronikë.
Të ketë eksperiencë pune, minimumi 2 vite në fabrikë prodhimi;
Njohuri bazë mbi pajisjet industriale, kompresorët, sistemet HVAC, ventilimin dhe UPS-të.
Aftësi për të identifikuar defektet dhe për të kryer kontrolle e ndërhyrje bazë të mirëmbajtjes.
Aftësi për të përdorur vegla pune dhe për të plotësuar listat e kontrollit teknik.
Aftësi të mira komunikuese, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në grup.
Aftësi për të organizuar punën dhe për të zgjidhur problematika teknike.
Zbatim të procedurave të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përdorim korrekt i pajisjeve mbrojtëse personale.
Çfarë ofrojmë
Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO.
Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
Politike HR të mirëpërcaktuar dhe afatgjatë për trajtimin financiar, me bonuse të mirepërcaktuara të performancës dhe arritjes së niveleve të karrieres në kompani.
Angazhim në projekte me kliente të medhenj ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve me të fundit të industrisë së prodhimit elektronik.