Transport & LogjistikeTiranë4 ditë më parëFull Time
Qëllimi i Pozicionit
Specialist/e e Prokurimit është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e proceseve të prokurimit të materialeve, komponentëve elektronikë dhe shërbimeve të nevojshme për funksionimin e fabrikës.
Pozicioni siguron furnizimin në kohë, me cilësinë dhe koston e përshtatshme, duke menaxhuar marrëdhëniet me furnitorët, negociatat, porositë, importet dhe proceset logjistike. Bashkëpunon ngushtë me Prodhimin, Planifikimin, Inxhinierinë, Cilësinë, Magazinen, Financën dhe Logjistikën për të garantuar vazhdimësinë e procesit të prodhimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Planifikon dhe menaxhon nevojat për blerje të materialeve, komponentëve elektronikë, materialeve të konsumit dhe artikujve të tjerë të nevojshëm për procesin e prodhimit, në bashkëpunim me Planifikimin, Prodhimin dhe departamentet përkatëse.
Identifikon, vlerëson dhe përzgjedh furnitorë të rinj, si dhe menaxhon marrëdhëniet me furnitorët ekzistues, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të kompanisë për cilësi, kosto, kapacitet dhe afate furnizimi.
Kryen vlerësimin periodik të furnitorëve bazuar në cilësinë e produkteve, respektimin e afateve të dorëzimit, saktësinë e dokumentacionit dhe efektivitetin e reagimit ndaj problematikave. Monitoron statusin dhe performancën e furnitorëve në systemin Odoo dhe, sipas procedurave të kompanisë, propozon ose miraton kualifikimin, rikualifikimin apo skualifikimin e tyre. Bashkëpunon me Departamentin e Blerjes dhe Inxhinierisë për ndjekjen dhe përmirësimin e performancës së furnitorëve.
Kërkon dhe analizon oferta, kryen analiza krahasuese të çmimeve dhe kushteve të furnizimit dhe negocion çmimet, afatet e dorëzimit, kushtet e pagesës dhe kushtet e tjera kontraktuale.
Menaxhon dhe ndjek ciklin e porosive të blerjes, nga krijimi dhe konfirmimi i porosisë deri në dorëzimin dhe pranimin e materialeve në magazinë, duke ndërhyrë në kohë për çdo devijim nga afatet ose sasitë e konfirmuara.
Monitoron nevojat e prodhimit, nivelet e stokut, afatet e furnizimit dhe të dhënat në sistemet ERP/MRP, me qëllim sigurimin e disponueshmërisë së materialeve dhe shmangien e mungesave apo ndërprerjeve të prodhimit.
Identifikon dhe zbaton mundësi për optimizimin e kostove të blerjes, duke marrë në konsideratë çmimin, transportin, doganat, cilësinë, kushtet e pagesës dhe koston totale të furnizimit.
Identifikon dhe menaxhon rreziqet e furnizimit, veçanërisht për komponentët kritikë, komponentët me disponueshmëri të kufizuar ose që dalin nga prodhimi, dhe zhvillon burime alternative furnizimi për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit.
Bashkëpunon me Inxhinierinë dhe Cilësinë për verifikimin dhe aprovimin e komponentëve, materialeve dhe furnitorëve të rinj, si dhe për ndryshimet në specifikimet teknike dhe BOM.
Mbështet proceset e zhvillimit të produkteve të reja duke siguruar në kohë materialet dhe komponentët për prototipim dhe prodhim, si dhe bashkëpunon me ekipet teknike për kërkesat e proceseve SMT, THT dhe asemblimit të PCB-ve.

Menaxhon dhe ndjek problematikat me furnitorët, duke përfshirë vonesat, mungesat, materialet jo-konforme, mospërputhjet në sasi, dokumentacion ose fatura, dhe koordinon marrjen e masave korrigjuese.
Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e nevojshëm për importin dhe eksportin e mallrave, duke përfshirë faturat, listat e paketimit, dokumentet e origjinës, certifikatat dhe dokumentacionin doganor.
Koordinon me agjencitë doganore dhe kompanitë e transportit për përfundimin në kohë të procedurave doganore dhe transportin e mallrave deri në dorëzimin në magazinë.
Siguron që dokumentacioni i blerjeve, importeve dhe dorëzimeve të jetë i plotë, i saktë dhe në përputhje me kërkesat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
Përgatit raporte dhe analiza periodike mbi blerjet, kostot, kursimet, performancën e furnitorëve, nivelet e stokut dhe rreziqet e furnizimit, duke mbështetur vendimmarrjen e menaxhimit.
Bashkëpunon me departamentet përkatëse për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të prokurimit, furnizimit dhe zinxhirit të furnizimit.
Siguron respektimin e politikave dhe procedurave të kompanisë, kërkesave ligjore, rregullave doganore dhe standardeve etike në të gjitha aktivitetet e prokurimit.
Kryen projekte dhe detyra të tjera në lidhje me pozicionin e punës për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë përfunduar universitetin, në degën Inxhinieri Elektronike ose fusha të ngjashme, Financë etj.
Të paktën 3–5 vite përvojë pune në prokurim, blerje, zinxhir furnizimi ose pozicione të ngjashme.
Përvoja në industri prodhuese, përbën avantazh.
Përvojë në negocimin dhe menaxhimin e furnitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Njohuri mbi proceset e importit, eksportit dhe procedurat doganore.
Njohuri të mira në përdorimin e sistemeve ERP/MRP dhe Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri mbi planifikimin e materialeve, menaxhimin e stokut, analizën e kostove dhe vlerësimin e furnitorëve
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërpersonale dhe negociuese;
Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze (preferohet dhe gjuha Italiane).
Aftësi në ''Microsoft Office'' dhe me softuerët e aplikacioneve të biznesit, sistemet e blerjeve dhe planifikimit të burimeve;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis me ritme të shpejta dhe për të menaxhuar prioritete të shumta.