Qëllimi i Pozicionit
Specialist/ja i/e Planifikimit dhe Raportimit Financiar është përgjegjës për planifikimin, analizimin dhe raportimin e performancës financiare dhe operacionale të kompanisë, me fokus në aktivitetin e prodhimit dhe asembilimit të produkteve elektronike, kontrollin e kostove, eficiencën operacionale, inventarin, CAPEX dhe rentabilitetin e produkteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Përgatit dhe koordinon procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe parashikimeve periodike (forecast), në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
- Monitoron performancën financiare kundrejt buxhetit, analizon devijimet dhe propozon masa korrigjuese.
- Përgatit raporte financiare mujore, tremujore dhe vjetore për CEO dhe menaxhmentin.
- Analizon kostot e prodhimit dhe asemblimit sipas produktit, linjës, projektit dhe klientit.
- Monitoron strukturën e kostos së produkteve (kosto standarde kundrejt kostove faktike) dhe analizon devijimet në materiale, punë dhe shpenzime të përgjithshme prodhimi.
- Monitoron inventarin, produktet në proces, humbjet, ripunimet dhe konsumin e materialeve, duke identifikuar mundësi për optimizim kostosh dhe rritje të eficiencës.
- Analizon dhe monitoron investimet kapitale (CAPEX) dhe shpenzimet operative (OPEX), përfshirë investimet në makineri, pajisje dhe kapacitete prodhuese.
- Përgatit analiza të rentabilitetit, marzhit të fitimit, kostos për njësi dhe kthimit nga investimi (ROI) për produkte, projekte dhe investime të reja.
- Bashkëpunon me studion e kontabilitetit, prodhimin, prokurimet, logjistikën, cilësinë dhe shitjen për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.
- Mbështet auditimet e brendshme dhe të jashtme dhe përgatit analiza ad-hoc për menaxhmentin.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve të raportimit dhe kontrollit financiar.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në financë; eksperienca në industri prodhuese përbën avantazh.
- Njohuri të avancuara në planifikim financiar, buxhetim dhe raportim.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave financiare.
- Njohuri shumë të mira të paketës Office dhe programit financiar "Financa 5".
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Menaxhim efektiv i kohës dhe prioriteteve.